Meqë po i afrohemi dhjetëvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, shtypi amerikan këto ditë është i mbushur me reportazhe përkujtuese për ngjarjet e asaj dite dhe vrasjen e 2996 civilëve nga ana e një grupi fundamentalistësh islamistë.
Ndërkohë, në shtyllat e opinioneve dominojnë komentet që spikasin rolin kyç të 11 shtatorit në përcaktimin e trajektores së politikës së jashtme dhe të brendshme të SHBA-ve gjatë dhjetëvjeçarit të fundit.
Arsyeshmëria dhe forma e reagimit të administratës së Bushit ndaj sulmeve terroriste, e karakterizuar nga politika e luftës kundër terrorit dhe intervenimet në Afganistan dhe Irak, vazhdon të nxisë debate kundërshtuese brenda spektrit politik dhe komunitetit të analistëve. Megjithatë, ajo që duket qartë dhe që po përmendet gjithnjë e më tepër janë pasojat e rënda që ndjekja e kësaj politike ka shkaktuar brenda shoqërisë dhe shtetit amerikan.
Pasoja e parë dhe më e dukshme është kostoja e lartë financiare. Përderisa SHBA-të tashmë kanë shpenzuar rreth dy trilionë dollarë (17.000$ për kokë banori) për operacionet ushtarake në Afganistan dhe Irak, ekonomisti nobelist Jospeph Stigliz konsideron se kostoja e tyre përfundimtare mund të shkojë deri në pesë trilionë (për shkak të përkujdesjes afatgjate për ushtarët).
Peshën e kësaj kostoje e rëndon fakti se ekonomia amerikane sot po përballet me probleme të mëdha ekonomike – nivel të lartë të borxhit publik, rreziku i një recesioni të dytë, papunësi shumë e lartë, etj.
Në fakt, përmasa serioze e problemeve të sotme ekonomike dhe shoqërore të SHBA-ve nxjerr në shesh një kosto tjetër të luftës kundër terrorit, e cila mund të mos jetë aq e dukshme sa kostoja e drejtpërdrejtë financiare, por e cila në të vërtetë është edhe më e madhe.
Argumenti që po dëgjohet gjithnjë e më tepër është se orientimi i tepruar i vëmendjes dhe burimeve në sfidën kundër terrorizmit pamundësoi përqendrimin e duhur në investimet të cilat do të ruanin konkurrueshmërinë e SHBA-ve në një ekonomi botërore gjithnjë e më dinamike, ku fuqi të reja po shfaqen si sfiduese serioze.
Vihet në dukje sidomos infrastruktura e vjetruar fizike e SHBA-ve, ngecjet në cilësinë e arsimit parauniversitar, por edhe ajo që Stiglitz e quan si "tkurrja e barazisë së mundësive", e cila e ka rritur nivelin e pabarazisë dhe ka destabilizuar dukshëm kohezionin shoqëror.
Përveç kësaj, vendosja e luftës kundër terrorit si prioritet absolut i agjendës publike, sidomos gjatë dy mandateve të administratës së Bushit, krijoi një mjegull e cila i la dorë të lirë një agjende të papërgjegjshme politikash ekonomike, pasojat e të cilave njihen botërisht.
Përderisa Klintoni zbriti shkallët e pushtetit duke lënë pas vetes një suficit buxhetor, Bushi, qysh në fillim të mandatit të tij të parë zvogëloi dukshëm tatimet, sidomos ato për të pasurit dhe korporatat, duke ulur kështu të ardhurat e buxhetit.
Paralelisht me këtë ai i rriti shumë edhe shpenzimet të cilat, duke përfshirë edhe luftërat në Afganistan dhe Irak, u financuan krejtësisht përmes borxheve. Derisa borxhi kombëtar i SHBA-ve po bëhej sa një mal gjatë dy mandateve të Bushit, liberalizimi i skajshëm i tregjeve financiare, i cili kishte filluar qysh në kohën e Klintonit, në vitin 2008 çoi deri te kolapsi i njohur i sistemit financiar.
Administratat e Bushit dhe më vonë edhe ajo e Obamas u detyruan të shpëtojnë sistemin financiar përmes një infuzioni të parave (nga buxheti i shtetit). Kur kriza financiare shkaktoi recesion në ekonominë reale, Obama u detyrua që sërish të intervenojë me paratë e buxhetit, duke miratuar një pako investimesh stimuluese prej 800 miliardë dollarësh.
Të gjitha këto shpenzime shtesë u financuan sërish përmes borxheve. Si rrjedhojë e këtij vargu të zhvillimeve, borxhi kombëtar i SHBA-ve sot ka tejkaluar shumën e 14.5 trilion dollarëve (98% e BPV-së vjetore të shtetit).
Problemi, megjithatë, qëndron te fakti se, përkundër pakove stimuluese, ekonomia amerikane vazhdon të shënojë nivel të ulët rritjeje, sektori privat nuk po gjallërohet, tregjet sinjalizojnë mundësinë e një recesioni, ndërsa vendet e punës nuk po krijohen.
Për t'i dhënë shtytje të mëtejme ekonomisë dhe për t'i adresuar disa probleme kyçe strukturore, Obama ndodhet nën presion që të vazhdojë me investime dhe masa të reja stimuluese.
Por, për këtë atij i duhet ose të rrisë edhe më tej borxhin publik, ose të shkurtojë shpenzimet sociale - një gjë shumë e vështirë në një kohë kur shumë amerikanë po i vuajnë rëndë pasojat e krizës, apo edhe kur këto shpenzime janë shumë të rëndësishme për zhvillimin afatgjatë (psh. investimet në arsim).
Pengesë kryesore në marrjen e çfarëdo vendimi përbën fakti se Obama sot e ndan pushtetin me një kongres të kontrolluar nga Partia Republikane. Kjo e fundit është bërë aq e ngurtë në pozicionet ideologjike saqë refuzon të pranojë çfarëdo kompromisi, përfshi këtu edhe mundësinë për të rritur shkallën e tatimeve ndaj të pasurve në nivelin që kishte qenë gjatë administratës së Klintonit, ndonëse sondazhet tregojnë qartë mbështetjen e opinionit publik për një zgjidhje të tillë.
Ironia është se republikanët, ata që mbajnë përgjegjësinë kryesore për borxhin publik dhe krizën ekonomike, sot e konsiderojnë herezi rritjen e mëtejme të borxhit, ndërkohë që vazhdojnë të insistojnë në shkurtime shpenzimesh sociale dhe të besojnë në zgjidhjet magjike të sektorit privat.
Strategjia e tyre sabotuese ndërlidhet edhe me zgjedhjet presidencialet të vitit të ardhshëm dhe dëshira për të dëmtuar imazhin e Obamas para elektoratit. Vendimmarrja në një sistem demokratik, e cila në SHBA shpeshherë imponon arritje të konsensusit, sot po shfaqet si një pengesë serioze në përpjekjet e shtetit për të dalë nga kriza ngulfatëse.
Derisa fiksimi paska i tepruar ndaj fundamentalizmit islamik luajti rol të rëndësishëm në shkaktimin e kësaj krize, kësaj here është fundamentalizmi i brendshëm ideologjik i Partisë Republikane ai që, sipas fjalëve të kolumnistit të Nju-Jork Tajms, Paul Krugman, "e ka zënë Amerikën peng".

(Gazeta "Zeri", 8 Shtator 2011)
No comments:
Post a Comment