Dy vite pas peticionit dhe protestave për mbrojtjen e ish-Hotel Unionit, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës më në fund e nxorën fytyrën e tyre të vërtetë dhe vërtetuan atë që dyshohej prej fillimit. U dëshmua se këto dy institucione kanë qenë pro rrënimit të këtij simboli evropian të Prishtinës që nga dita e parë, edhepse në publik shpreheshin ndryshe. Pasi u zunë në befasi nga reagimi i qytetarëve në pranverën e vitit 2008, gjatë dy viteve të fundit ato bënë përpjekje dhe akrobacione të ndryshme në mënyrë që Unionin ta hiqnin qafe brenda kornizave të ligjit dhe prapa syve të opinionit publik.
Para syve të qytetarëve fillimisht u lejua djegia e këtij objekti të mbrojtur ndërsa më vonë pa ndonjë pengesë ndodhi edhe rrënimi i pjesës më të madhe të tij. Si hap i fundit në misionin për shkatërrimin e Unionit, Ministria jonë e kulturës para disa ditësh e bëri edhe aktin më anti-kulturor dhe barbar që mund ta bëjë një Ministri e Kulturës e një shteti që pretendon të quhet evropian.
Pasi konstatoi se 80% e objektit tashmë është prishur, një “komision i ekspertëve” i kësaj Ministrie i tejkaloi kompetencat e veta ligjore duke deklaruar se objekti i Unionit “tashmë nuk ka vlerë historike dhe arkitektonike”. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit sepse nuk është aspak në kompetencën e Ministrisë së Kulturës, e aq më pak në kompetencën e Komunës së Prishtinës, që të përcaktojë nëse një objekti të mbrojtur me ligj i ka humbur vlera apo jo. Autoriteti më i lartë i cili mund të bëjë konstatime të tilla të humbjes së vlerës dhe i cili mund të heq monumente nga lista e objekteve të mbrojtura është Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK).
Për shkak se KKTK-ja akoma nuk e ka miratuar listën e objekteve të mbrojtura, në fuqi mbesin listat e objekteve të mbrojtura nga legjislacionet e sistemeve të kaluara. Si rrjedhojë, objekti i Unionit mbetet objekt i mbrojtur nga ligji. Heqjen e “imunitetit” të tij dhe konstatimin e humbjes së mundshme të vlerës mund ta bëjë vetëm KKTK-ja, dhe jo Ministria e Kulturës.
Por ky fakt duket të mos ketë kurrfarë rëndësie për Komunën e Prishtinës dhe për Kryetarin e Isa Mustafa. Ky i fundit vazhdon të këmbëngul që sheshi i pavarësisë të ndërtohet o në kurriz të Unionit, o askund tjetër. Me sa duket ky obsesion e shtyri atë që t’i tejkalojë kornizat e ligjit dhe të marrë për bazë mendimin jo-ligjor të këtij “komisioni të ekspertëve”, duke ia hequr kështu lejen e punimeve restauruese pronarëve të “Unionit”. Hapi tjetër pritet të jetë rrënimi i tërësishëm i objektit.
Vlerësimi i “komisionit të ekspertëve” se objekti i Unionit “më nuk ka vlerë” kontestohet fuqishëm edhe nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës e cila konfirmon se do t’i përjashtojë nga radhët e veta ata arkitektë që kanë ardhur në një përfundim të tillë. Pyetja e logjikshme që ju parashtrohet këtyre “ekspertëve” është kjo: A kishte vlerë shtëpia e Lidhjes së Prizrenit pasi u fshi nga faqja e dheut nga forcat serbe në vitin 1999? A kishin më vlerë historike dhe arkitektonike ato qindra ndërtesa të vjetra të kryeqyteteve evropiane të cilat, pasi u bombarduan dhe u rrafshuan për toke gjatë luftës së dytë botërore, u rindërtuan krejtësisht në gjendjen e tyre origjinale? A kishte më vlerë Ura e Mostarit pasi u bombardua nga forcat kroate?
Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës duhet të kuptojnë se vlera e një objekti shkon përtej prishjes fizike të saj. “Unioni” vazhdon të ketë vlerë sepse jeton në kujtesën dhe kulturën e një qyteti dhe është një ndër objektet e vetme arkitektonike urbane që dëshmon identitetin evropian të qytetit. Prandaj Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës duhet të bëjnë atë që do ta bënte çdo komb i përparuar i këtij kontinenti – të insistojnë në zbatimin e ligjit dhe në rindërtimin e këtij objekti sipas formës origjinale. Kjo mund të bëhet qoftë duke e shtyrë pronarin privat që të bëjë rindërtimin, qoftë duke e shpronësuar tokën dhe duke e bërë rindërtimin me fonde vetanake dhe donacione.
Komuna dhe Ministria duhet të na kursejnë nga talljet dhe aktrimi se po interesohen për ruajtjen e Unionit. Po të ishin të interesuar për një gjë të tillë, ato nuk do ta lejonin shkatërrimin që i është bërë objektit dhe do t’i kishin shfrytëzuar të gjitha mekanizmat ligjore që i kanë pasur në dispozicion për ta detyruar pronarin që ta restaurojë objektin apo për ta shpronësuar atë.
Të gjithë e dimë se kërcënimi për padi penale ndaj pronarit të objektit është një kërcënim bosh në një kohë kur gjykatat tona janë të ngulfatura nga qindra mijëra raste të pazgjidhura. Nëse vërtet do të jetonim në një shtet ligjor, atëherë padi penale do të duhej të kishte edhe kundër zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prishtinës të cilët janë palë në këtë krim barbar kundër vlerave historike të kryeqytetit.
Gjatë javëve në vijim, zyrtarët e LDK-së sipas të gjitha gjasave do të përpiqen që kundërshtimet për ndërtimin e sheshit të pavarësisë në kurriz të “Unionit” t’i paraqesin si kundërshtime ndaj vetë sheshit dhe ndaj figurës së Ibrahim Rugovës.
Të jemi të qartë që në fillim: Ibrahim Rugova e meriton një shesh dhe një monument në qendër të Prishtinës dhe për këtë besoj se ekziston një konsensus në mesin e prishtinasve. Por pse duhet që ky shesh dhe monument të ndërtohen në kurriz të vlerave të rralla historike të këtij qyteti? A nuk ka mundësi të tjera në qendër të Prishtinës?
Ata që çdo ditë na flasin për “filozofinë e tyre Rugoviane” duhet të kuptojnë se do të ishte krim ndaj vizionit dhe frymës thellësisht pro-perëndimore të Rugovës që monumenti për figurën e tij të ndërtohej në kurriz të “Unionit”, objektit të vetëm në kryeqytet që i përket kësaj fryme. Mbase nuk është korrekte që të flitet në emër të Presidentit të ndjerë, por jam thellësisht i bindur se edhe ai vetë nuk do të pajtohej me një gjë të tillë.
(Shkrimi eshte botuar ne Koha Ditore me 29 Maj 2010)

No comments:
Post a Comment