Ishte mëngjes në një ditë dhjetori të vitit të kaluar kur unë, i
ndodhur në SHBA-në e largët, për një moment u ndjeva krenar. Në dorë po e
mbaja fletvotimin i cili më mundësonte votimin përmes postës në
zgjedhjet parlamentare të atij muaji.
Kur ndodhesh jashtë Kosovës dhe ke mall të natyrshëm për shtëpinë, edhe logoja e shëmtuar e KQZ-së, e shtypur bardh e zi në një copë letre, mund të ta nxisë njëfarë emocioni.
Ishte simbol i diçkaje të afërt, i një përkatësie, i një shteti të cilin jemi rritur duke e ëndërruar. Po i gëzohesha mundësisë për të qenë pjesë e një procesi të rëndësishëm të vendlindjes edhe nga largësia. Brenda meje, idealisti përkohësisht e mposhti cinikun – atë personazhin e gdhendur vrazhdë nga zhgënjimet e njëpasnjëshme me realitetin.
Kjo frymë optimizmi më shfaqet shpesh në kohë zgjedhjesh. Meqë i përcjell me vëmendje zhvillimet politike, fushatën elektorale dhe zgjedhjet i përjetoj si njëfarë feste – si Ramazan dhe Bajram të demokracisë.
Kam përshtypjen se, përkundër inflacionit të hipokrizisë së politikanëve, gjatë kësaj kohe energjitë tona kolektive megjithatë ripërtërihen; se politikanët, teksa gjatë fushatës na lariten si lavire, na e japin përkohësisht kënaqësinë e të ndierit si të fuqishëm dhe si zotër të vendit tonë.
Një mik i kthjellët përpiqej të ma ringjallte cinikun. "Njëmend po mendon se do të ta numërojnë atë votë, a?", pyeti ai me shpoti. Megjithatë, idealisti mbetej këmbëngulës. Madje, pagova para shtesë për t'u siguruar që vota ime të arrinte në Kosovë në kohë. Dëshiroja të besoja në shtetin tim, ndonëse po votoja kundër partisë në pushtet.
Për idealistin brenda meje, ajo që ndodhi më 12 dhjetor dhe në ditët vijuese ishte ekuivalenti i kërcimit nga kati i njëqindtë i një rrokaqielli.
Në kohën kur nëpër medie jepeshin xhirime të matrapazëve që mbushnin fleta votimi si punëtorë fabrike; kur disa komuna raportonin shifra qesharake të daljes së votuesve; kur njoftohej për kërcënime dhe rrahje komisionerësh anekënd Kosovës– mendja më ishte fiksuar te ai fletvotimi im që ishte nisur drejt KQZ-së me plot idealizëm, për t'u bashkuar atje me një numër të madh simotrash të kontrabanduara apo qëllimisht të shkatërruara.
Ironia është se çfarëdo dëshire që ndjeja për t'ia ndalur disi rrugën atij fletëvotimi, për të mos e legjitimuar atë proces të turpshëm, ma përmbushi pas disa javësh Serbia. Posta shtetërore amerikane ma kishte nisur fletëvotimin në Kosovë nëpërmjet fqinjit verior, ndërsa ky i fundit e ktheu atë mbrapsht.
Nuk është ndonjë çudi që Serbia vazhdon të na i kufizojë liritë tona politike kudo që ka mundësi. Por që lirinë dhe dinjitetin njerëzor të ta shkelin institucionet e shtetit tënd, kjo është shumë herë më e neveritshme.
U bë gati një vit qëkur ndodhën manipulimet zgjedhore ndërsa shteti dështoi në ndëshkimin e hajdutëve. Sipas një raporti të KIPRED-it, vetëm 7 nga rreth 500 personat e përfshirë në manipulime janë ndëshkuar me burg.
Ndërkohë, gjysma e lëndëve akoma nuk janë shqyrtuar, ndërsa për 90% të rasteve të shqyrtuara janë dhënë gjoba qesharake. Askush nuk i ka hetuar dyshimet për natyrën e organizuar të manipulimeve. Kështu siç janë punët, partitë politike qysh tani mund të shpallin konkurse publike për t'i zgjedhur manipuluesit e zgjedhjeve të ardhshme.
Përmes një procesi fasadë për reformimin e sistemit zgjedhor, ato po përpiqen t'ia mveshin fajin sistemit elektoral, në një kohë kur faji qartazi qëndron te dështimi i institucioneve në zbatimin e tij. Hajdutët e pandëshkueshëm kanë për ta manipuluar çfarëdo sistemi që vendoset.
Mosndëshkimi i tyre është vetëm një prej padrejtësive të shumta që po vazhdojnë të akumulohen në shoqërinë tonë. Ajo që është e qartë është se shqetësimet e qytetarëve rreth këtyre padrejtësive nuk po mund të zgjidhen përmes mekanizmave të shtetit; se parimi i "mundësive të barabarta" është thjesht një fjalë e bukur nëpër ligje; se një pjesë e madhe e shoqërisë, sidomos e rinisë, po margjinalizohet gjithnjë e më tepër nga sistemi politik dhe ekonomik.
Në një mjedis të tillë, ku padrejtësia përbën rregullin dhe jo përjashtimin, nuk është e habitshme që hapësira publike të dominohet nga ligjerimet ekstreme dhe që angazhimet publike të jenë agresive, kundërligjore apo vazhduese të ciklit të padrejtësisë. Martin Luther King e thoshte shumë mirë: "Padrejtësitë që ndodhin kudo janë kërcënim për drejtësinë çdokund".
Personalisht nuk pajtohem me shumë qëndrime dhe veprime të VV-së, përfshirë këtu edhe qasjen e saj ndaj veriut. Por m'u duk e padrejtë që ambasadori francez e vlerësoi një protestë të aktivistëve të saj, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutë, si akt "fashist", me arsyetimin se gjatë këtij aksioni po i mohohej e drejta e fjalës një ministri.
Ky arsyetim tingëllon shumë patetik dhe qesharak në një vend ku pushteti politik qëndron i plotfuqishëm mbi ligjin dhe punon aktivisht për t'ua pamundësuar qytetarëve, përfshirë këtu edhe atyre aktivistëve "fashistë", lirinë për të pasur qasje në drejtësi brenda sistemit.
Megjithatë, komentet e ambasadorit tërthorazi vënë në spikamë diçka të vërtetë. Për shkak se institucionet demokratike janë bërë poshtëruese për dinjitetin e shumë qytetarëve, vendi ynë, njësoj si Evropa e viteve 30-40, përgjithësisht është bërë terren shumë i plleshëm për forma fashiste të mendimit dhe veprimit.
Nëse nuk bën pjesë në mesin e deleve partiake apo indiferentëve, alternativat për t'i shprehur idetë dhe pakënaqësitë i ke të pakta. Përderisa Kosova e sotme ta shtrydhë pa mëshirë çfarëdo doze të shëndoshë dhe të arsyeshme të idealizmit, ajo të ofron vetëm tri rrugëdalje: mbylljen në cinizëm, radikalizmin politik, ose nisjen drejt Shtimes.
(Zeri, 28 Tetor)
http://www.zeri.info/artikulli/3/20/37256/mes-cinizmit-radikalizmit-dhe-shtimes/

No comments:
Post a Comment